Jose Mourinho ka theksuar se e kupton plotësisht Sir Alex Ferguson, i cili vazhdon të jetë trajner edhe pse ka kaluar moshën 70-vjeçare, dhe se ka shumë mundësi që edhe ai të ndjekë shembullin e skocezit të Manchester United.
“E kuptoj shumë mirë pse Ferguson vazhdon të punojë çdo ditë me moshën që ka dhe mendoj se edhe unë do të bëj të njëjtën gjë. E dua shumë futbollin dhe profesionin e trajnerit. Për disa muaj mbush 50 vjeç (në muajin janar) dhe më duket vetja shumë i ri. Kam edhe shumë vite karrierë përpara”, deklaroi trajneri i Real Madrid për ‘Sky Sports’.
“Kur njeriu mbush 50 vjeç kupton që jeta është e shkurtër. Kjo moshë të bën të shohësh pas dhe unë jam i lumtur me arritjet e mia, por në të njëjtën kohë shoh përpara dhe jam më i fortë, me më shumë eksperiencë dhe mendoj se ende jam në fillim të karrierës”, deklaroi portugezi, i cili në dy vite me Realin e Madridit ka fituar 1 kampionat spanjoll, 1 Kupë Mbreti dhe 1 Superkupë të Spanjës.
Top Channel