Mbrojtësi Ferdinand sërish jashtë

25/09/2012 00:00

Alternativat në mbrojtjen e kombëtares angleze të futbollit janë
reduktuar edhe më shumë me vetëpërjashtimin e Xhon Territ nga seleksioni
i 3 luanëve, për pjesën e mbetur të karrierës.

Trajneri Roi Hoxhson ka vendosur të mos marrë parasysh futbollistin veteran të Mancester Junaitid, të cilit nuk i ka folur që kur e la jashtë Euro 2012.

33-vjecari Rio Ferdinand është kthyer në një opsion luksi, në prapavijën e Anglisë për sfidën e 12 tetorit ndaj San Marinos, si dhe 4 ditë më vonë, ndaj Polonisë. Geri Kahill dhe Leskot nuk janë aktivizuar shumë me klubet e tyre këtë sezon, ndërsa Xhakielka vuajti në sfidën e fundit ndaj Ukrainës. Nëse këtyre problemeve i shtohen dhe dëmtimet e mbrojtësve Xhons dhe Smolling, atëherë, eksperienca e Rio Ferdinand, vërtet që mund të ndihmojë Anglinë.

Roi Hoxhson ka thënë se e la jashtë Europianit, mbrojtësin e njohur për arsye që kanë të bëjnë vetëm me futbollin, por kurrë nuk tha se cfarë ishin vërtet. Tekniku anglez la një derë të hapur për Terrin, nëse kërkon të rikthehet në kombëtare, nga ku u largua pasi nuk u mbështet nga federata për akuzat raciste ndaj tij.

“Dua të falenderoj Xhon Terrin për përkushtimin e tij me Anglinë, që kur unë u emërova trajner. Sigurisht që jam i zhgënjyer që po humbas një lojtar me një eksperiencë të tillë por jam i kënaqur me bashkëpunimin me të” tha trajneri i Anglisë.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta