Kërcënohet me vdekje drejtoresha e ‘Closer’

25/09/2012 00:00

Laurence Pieau, drejtoreshë e revistës franceze ‘Closer’, që publikoi
fotot intime të dukeshës Kate Middleton, ka denoncuar në polici se ka
marrë kërcënime me jetë në postën elektronike.

Lajmin e bën të ditur redaksia e ‘Closer’. “Kemi marrë mbi 300 email-e kërcënuese, shumica e të cilave përmbanin kërcënime me vdekje”, ka sqaruar redaksia e revistës.

Sipas saj, “kjo çështje ka marrë përmasa tepër të mëdha”. ‘Closer’ sqaron se drejtoresha ka paraqitur faktet në polici, por megjithatë nuk ka bërë një denoncim zyrtar.

Mes 14 email-eve që ajo u ka dorëzuar agjentëve, njëra i premton drejtoreshës se “nuk do të jetojë më rehat”, ndërsa një tjetër thotë se “në vend të objektivave të aparatit fotografik do të drejtojmë ndaj teje diçka më të fortë”.

Si pasojë e proçesit gjyqësor të kërkuar nga familja mbretërore, drejtësia franceze i ka ndaluar ‘Closer’, në pronësi të kompanisë ‘Mondadori France’, t’u japë fotot e dukeshës gazetave të tjera.

Gjithashtu, vendimi gjyqësor parashikonte që fotot orgjinale t’i ktheheshin çiftit mbretëror, gjë që u bë një ditë më pas. Përveç procedurës civile, Will dhe Kate kanë bërë gjithashtu një padi penale për shkelje të privatësisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA