Beyonce dhe Jay-Z shijojnë festat

25/09/2012 00:00

Beyonce, e cila u nënë për herë të parë në muajin janar, duket në
superformë dhe gati për të kaluar mbrëmje të këndshme jashtë me
bashkëshortin dhe shoqërinë e saj.

Këngëtarja dukej e magjishme me një fustan ‘leopart print’ të stilistit Roberto Cavalli, ndërsa në këmbë mbante një palë këpucë të larta. Me flokë të lëshuara mbi supe, artistja dukej e rrëzëllitëse.

Prindërit e rinj e lanë vajzën e tyre Blue Ivy në shtëpi, ndërsa për vete shijuan disa koktejle në ‘La Marina Restaurant Bar Beach Lounge’ në ‘New York City’.

Beyonce, gishtat e dorës së majtë i kishte zbukuruar me nga një unazë, ndërsa dekolteja e fustanit ishte tejet e guximshme. Bashkëshorti i saj Jay-Z, dukej se po e shijonte mbrëmjen, duke tymosur një puro me miqtë e tij.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA