Tito Vilanova ka zgjidhur dyshimet që ekzistonin rreth tij pas zëvendësimit të Pep Guardiolës, duke udhëhequr klubin drejt pesë sukseseve në po kaq javë në kampionat.
Ndonëse rruga deri në fund është e gjatë, këto statistika janë vërtet domethënëse. Një nisje e tillë, është një ogur i mirë për katalanasit për fitimin e titullit kampion.
Sipas të dhënave të publikuara nga e përditshmja spanjolle “AS”, në historinë e kampionateve spanjolle, ka pasur 24 edicione ku një skuadër e ka filluar kampionatin me pesë fitore radhazi.
Në total, ekipi që ka realizuar një start të tillë ka fituar dhjetë herë titullin, në shtatë raste është renditur i dyti, pesë herë i treti dhe në dy raste në vend të katërt.
Megjithatë, përqendruar tek Barça, klubi ka nisur shtatë herë kampionatin duke fituar pesë ndeshjet e para dhe në të gjithë rastet e mëparshme.
Top Channel