
Fibrilacioni atrial apo siç njihet ndryshe, aritmia e zemrës, po shndërrohet në një epidemi të re në Shqipëri.
Në Shqipëri numërohen rreth 150 mijë persona që vuajnë nga aritmia, por për shkak të çrregullimit që krijon në funksionimin e zemres, përbën një rrezik të madh për insult cerebral.
“Kjo gjendja e kalon të sëmurin nga mundësia për të jetuar më ritëm të rregullt në një alternativë tjetër që jeton me ritëm të çrregullt. Kjo krijon kushtet për ta nxjerre gjakun në katet e sipërme të zemrës,gjë që pastaj krijon mundësitë për krijimin e trombeve, koagulave, të cilat i çon aty ku s’duhet dhe c’ështje më e keqja të arteririet që ushqejnë trurin duke i bllokuar ato dhe duke bllokuar furnizimin me gjak”, thotë Artan Goda, shef i Shërbimit të Kardiologjisë.
Personat me ritem të çrregllt të zemrës kanë mungesë të frymëmarrjes, dobësi të papritur në fytyrë, krahë e këmbë, konfuzion, vështirësi në të folur, vështirësi në shikim dhe dhimbje të kraharorit. E tashmë ky çrregullim po prek edhe moshat e reja dhe me rritjen e moshës avancon më shumë. Gratë kanë një risk më të lartë si pasojë e çrregullimit të ritmit të zemrës.
Profesore te njohur te Kardiologjise, te huaj dhe shqiptare, si dhe profesore te mjekesise interne kane diskutuar mbi alternativat e reja per trajtimin e semundjeve të zemres dhe kryesisht për holluesit e rinj, te cilet mbajne brenda normes gjakun të holluar.
Sipas presidentit te Shoqates Evropiane te Kardiologjise Panos Vardas pacientet me ritem të çrregullt të zemrës apo fibrilacion atrial kane nje rrisk 5 here me te larte per te bere goditje te trurit gjate jetes.Por vete semundjet e zemres kane vdekshmeri te larte, nderkohe qe duke shtuar edhe insultet situata behet alarmante pasi nese nuk humbin jeten shpesh pacientet mbeten të paralizuar.
Top Channel