Roma fiton në tavolinë ndeshjen e Kaljarit

24/09/2012 19:35

Roma fiton 0-3 në tavolinë transfertën e Kaljarit, e cila nuk u zhvillua në fundjavë  për shkak të anullimit nga ana e prefektit të zonës.

Sipas Komisionit të Disiplinës në Federatën Italiane të Futbollit, klubi vendas shkeli dënimin e vendosur më parë dhe si rrjedhojë, u penalizua me këtë humbje.

Pavarësisht dënimit që e detyronte Kaljarin të luante në fushën e tij pa tifozë, skuadra vendosi të nxirrte në shitje biletat për përballjen me Romën, duke sfiduar Federatën.

Me forcat e rendit të papërgatitura për zhvillimin e këtij takimi, prefekti shpalli shtyrjen, për shkak të “pamundësisë së sigurimit të rendit publik”.

Pas moszhvillimit të ndeshjes, Roma paraqiti në Federatë një ankesë, e cila u pranua dhe në bazë të rregullores, klubit iu akordua fitorja dhe tre pikët e këtij takimi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA