Milan, Allegri “shkarkohet” nga Federata

24/09/2012 19:45

Në debatin nëse Allegri do të vazhdojë të jetë trajneri i Milanit, vendimin e mori të hënën Federata Italiane e Futbollit…

Për shkak të nervozizmit të treguar përballë Udineses, Allegri “shkarkohet” për takimin e ardhshëm.

Në fakt, Komisioni i Disiplinës lajmëroi ditën e hënë se trajneri i Milanit është dënuar me një ndeshje pezullim, për shkak të shprehjeve të papërshtatshme dhe ofenduese drejtuar gjyqtarëve në pushimin e ndeshjes së fundjavës (fituar 2-1 nga Udinese).

Në një deklaratë, klubi i Milanit protestoi, duke theksuar se “Allegri pati një debat me gjyqtarët vetëm për çështje teknike të ndeshjes”.

Në një prononcim për “La Gazzetta dello Sport”, trajneri u shpreh “i habitur”, ndërsa siguroi se nuk e priste këtë ndëshkim të disiplinës.

Vetë klubi konfirmoi se do të apelojë vendimin. Nëse apeli do të lërë në fuqi ndëshkimin, në takimin e radhës, atë përballë Kaljarit në “San Siro”, trajneri i Milanit do të jetë ndihmësi Tasotti.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA