Pasditen e së dielës në burgun famëkeq të Koridhalosë, në Athinë, ka mbizotëruar kaosi.
Qindra të burgosur myslimanë protestuan kundër filmit anti-Islam të prodhuar në Shtetet e Bashkuara që fyen profetin Muhamed. Rebelimi ka filluar në dy prej reparteve ku ndodhen të burgosurit islamikë e më pas është shpërndarë në të gjithë burgun.
Të dënuarit kanë filluar tu vënë zjarrin dysheqeve, dyerve, dritareve, rrobave, ndërsa kanë djegur edhe flamuj amerikanë të improvizuar me mjete rrethanore.
Menjëherë u lajmëruan repartet e ndërhyrjes speciale të cilat kanë hedhur disa bomba me gaz lotsjellës në oborrin e burgut, por përsëri nuk mundën t`i detyrojnë të burgosurit të hyjnë në qelitë e tyre. Në media u publikua edhe një deklaratë për shtyp e të burgosurve të këtij burgu, sipas së cilës, përveç protestës së myslimanëve për filmin në fjalë, ky rebelim bëhet edhe ndaj kushteve çnjerëzore në të gjitha institucionet e riedukimit në vend.
Situata në burgun famëkeq që mban më shumë se 2.400 vetë, gati tre herë më tepër se kapaciteti i tij, tanimë është qetësuar. 400 prej të burgosurve atje janë shteteas shqiptarë.
Top Channel