
Heshtje mediatike mbizotëron sot në të gjithë Greqinë pasi unionet e
gazetarëve kanë shpallur një grevë të përgjithshme 24 orëshe, në kuadrin
e grevës kombëtare të të gjithë sindikatave të sektorit publik dhe atij
privat që do të zhvillohet ditën e mërkurë dhe do te paralizoje vendin.
Gjate dites së hënë nuk do të transmetohet asnje edicion lajmesh dhe asnje emision informativ,nuk do te jepet asnje deklarate per shtyp dhe gazetaret nuk do te marrin pjese ne asnje konference,interviste apo takim politik. Midis shume kerkesave ato qe veçohen ne deklaraten e unioneve gazetareske jane anulimi i kuadrit famekeq legjislativ antisocial dhe i demshem per kete pjese te shoqerise qe shkaterron marredheniet e punesimit,perkrahja dhe mbrojtja e Kontrates Kolektive te Punes dhe zbatimi i saj i detyrueshme ne te gjitha mediat, lehtesimi i kushteve per qindra gazetare dhe punonjes te shtypit qe jane tashme te papune,rikthimi i stabilitetit te fondit të sigurimit dhe pensioneve per gazetaret, por edhe per te gjithe sistemin grek të sigurimeve shoqërore dhe kthimin e të gjitha rezervave financiare te konfiskuara pas reduktimit te borxhit grek nepermjet programit te shkembimit te bonove PSI, me urdhër të trojkës.
Pas krizes me te madhe ekonomike qe ka pllakosur vendin prej vitit 2009 sektori mediatik ka pesuar nje goditje te fuqishme sidomos me mbylljen e disa gazetave te medha si ‘Apogjevmatini’, ‘Eletherotipia’ dhe versioni i perditshem i gazetes ‘To Vima’, ndersa me shume se 1000 gazetare kane humbur punen nga mbyllja e televizionit privat ALTER dhe reduktimi i vendeve te punes ne kanalet e tjera televizive te vendit.
Pjesa derrmuese e gazetareve ne mbane vendin kane pesuar reduktim te pagave, ndersa persa i perket atyre qe punojne ne televizionin shteteror reduktimi i te ardhurave ka shkuar ne masen prej 35% dhe priten ende shkurtime te reja nga paketa e masave te fundit prej 11.5 miliardë euro qe po pergatit qeveria e re e koalicionit.
Top Channel