Tentuan t’i grabisnin argjendarinë në Pogradec, pronari: Është e disata herë, ende nuk janë gjetur autorët Rikthehet sërish çështja e përplasjes së kompetencave mes Prokurorisë
dhe Policisë për urdhër-ndalimet, fërkime të hasura më herët mes dy
institucioneve edhe për urdhër-ndalimet e lëshuara nga akuza në dosjen
21 janari.
Por ndërsa në rastin e gardistëve ishte policia që i cilësoi të paligjshme urdhër-ndalimet e lëshuara nga prokuroria për gardistët, kësaj radhe në masën e sigurisë ndaj dy ish-efektivëve Fatmir Hoxha dhe Kastriot Gosturani, Prokuroria e Krimeve të Rënda deklaron se ndalimi i tyre i kryer nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshem është i paligjshëm.
Për pasoje edhe gjyqtari Luan Hasneziri pranoi gjatë masës së sigurisë ndaj Hoxhes dhe Gosturanit se ndalimi i tyre eshte i paligjshem, e megjithate sipas kërkeses së dy prokurorëve Eugen Beci dhe Njazi Seferi vendosi masën arrest me burg, për njërin për akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe për tjetrin edhe për kallëzim të rremë.
Çështja e ndalimit të paligjshëm nga SHKB do të thotë se çdo veprim i kryer nga autoritetet, çdo deklarate e dhene nga efektivet gjate hetimeve per ngjarjen e 13 shtatorit, ku mbeti i vrare kryekomisari Adem Tahiri do te konsiderohet e pavlefshme. Sipas prokurorise nuk ishte kompetence e SHKB-së te ndalonte dy efektivet e Shijakut Gosturani dhe Hoxha, por ky veprim duhej te behej vetem nese e kerkonte organi i akuzes dhe jo me iniciative te SHKb-së pasi nuk ndodhemi ne kushtet e flagrances dhe as te dyshimeve se dy te akuzuarin mund te largoheshin jashte vendit.
Po keshtu prokuroria pretendon se SHKB i ka kryer keto veprime pikerisht ne diten qe akuza ju drejtua gjykates dhe kur kjo e fundit e pranhoi kerkesen e prokurorise çka ka sjelle sipas prokuroreve hetime paralele ne kete çështje dhe tej kalim te kompetencave të SHKB-së. Të gjitha keto qendrime jane kryer ne fakt gjate procesit me dyer te mbyllura ndaj dy ish-efektiveve, per te cilet ne fakt edhe vete prokuroria pati me heret nje mos koordinim nese duhet t’i hetonte prokuroria e Durresit apo e Krimeve te Renda.
Top Channel