
Barcelona mundi Granadën me rezultatin 2-0 në ndeshjen e javës së pestë të kampionatit spanjoll. Katalanasit zhbllokuan rezultatin vetëm në minutën e 87 të takimit me anë të kapitenit Xavi Hernandez.
Skuadra e Tito Vilanovës nuk arriti dot të çante mbrojtjen e miqve dhe nervozizmi ishte i dukshëm tek blaugranat. Në fund të pjesës së parë Leo Messi qortoi ashpër David Villa-n për një pasim të munguar.
Në fund të ndeshjes ylli argjentinas shpjegoi: “Këto gjëra ndodhin edhe në stërvitje, edhe në ndeshje. Mbase u nxeha më shumë seç duhet, por nuk kam asnjë problem me Villa-n. Marrëdhënia me të është e shkëlqyer.”
Goli i dytë i Barcelonës erdhi falë një autogoli të Borja Gomez në minutën e fundit të ndeshjes. Me këtë fitore Barcelona arrin kuotën e 15 pikëve në krye të renditjes.
Top Channel