Zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli, së shpejti pritet të përballet me organet e drejtësisë, nën dyshimin se ka kryer veprën penale të falsifikimit dhe mashtrimit të institucioneve zyrtare.

Lajmi u publikua mëngjesin e së dielës në portalin “Telegrafi” dhe pjesë të tjera të shtypit kosovar.

“Dosja Pacolli”, tashmë është bërë gati nga Agjencia e Kosovës Kundër Korrupsionit dhe brenda pak ditësh parashihet të procedohet në gjykatë.

Zyrtarë brenda AKK-së kanë konfirmuar se Pacolli ka qenë duke u hetuar për shkak të dyshimeve se kishte ofruar dokumentacion të pavlefshën gjatë kohës kur hetuesit e agjencisë kanë qenë duke i analizuar disa memorandume që vitin e kaluar ai, si njeriu i dytë i qeverisë, i kishte nënshkruar në Nigeri në emër të bizneseve europiane.

Faktikisht, Pacolli, në atë kohë ka qenë duke u hetuar për konflikt interesi. “Ai është duke u hetuar penalisht për mashtrim dhe falsifikim dhe brenda javës së ardhshme do të ngrihet proceduara gjyqësore ndaj tij”, ka thënë një nga zyrtarët e AKK-së.

Rastin Pacolli, sipas tij, ka shume gjasa që ta marrë nën shqyrtim EULEX-i, pasi konsiderohet si rast i rëndë.
 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA