Kryeministri grek Andonis Samaras ka urdhëruar ministrin e Financave që cështja e dosjes hetimore të Shërbimit të Ndjekjes së Krimit Ekonomik për sa u përket personaliteteve të politikës greke t’i cohet drejtësisë.
Bëhet fjalë për një dosje që përmban 32 emra ministrash e deputetesh për të cilët dyshohet se janë pasuruar në mënyrë të pajustifikueshme, kanë kryer evazion fiskal, pastrim parash dhe kanë transferuar depozitat e tyre jashtë Greqisë në tre vitet e fundit.
Cështja është vendosur në qëndër të vëmendjes së shtypit grek të së dielës që fshikullon politikanët të cilët nga njëra anë votojnë për reduktime rrogash dhe pensionesh prej 600 eurosh, dhe nga ana tjetër fshehin të ardhurat e tyre ose i depozitojnë jashtë vendit.
Gazeta “Real News” shigjeton tre ish-ministra të Demokracisë së Re, midis tyre edhe kryetarin e sotëm të parlamentit Evangjelos Meimarakis. Për operacionin “Duar të pastra” bën fjalë “To Vima”, ndërsa “Proto Thema” publikon emrat e 32 politikanëve që ose janë hetuar ose janë në proces.
Një prej emrave më të lakueshem, ai i bashkëshortit të ish-ministres së Jashtme, Dora Bakojanis për një remitancë prej një milion dollarësh në një prej bankave të Londrës, ishte bërë i njohur qysh më parë, por reagime të mëdha shkakton në orët e fundit emri i ish-ministrit të Rendit Jorgos Vulgarakis që përfshihet në një listë me afera për pastrim parash prej 10 milion euro.
Kjo gazetë publikon gjithashtu të dhëna se 54000 grekë kanë transferuar 22 miliard euro në bankat e Londrës, Zicrës, Qipros, Lihtenshtejnit dhe Singaporit.
Prej tyre deri tani 27000 persona që kanë transferuar mbi 11 miliard euro, nuk justifikojnë të ardhurat e tyre, ndaj pritet të tatohen me 30% të shumës.
Nga ana tjetër mediat opozitare bëjnë fjalë për një përpjekje c’orientimi të opinionit publik, pasi askush prej politikanëve të dyshuar, nuk do të dënohet ashtu sic ka ndodhur edhe në të kaluarën.
Kjo edhe për faktin se Zvicra ka kundërshtuar të japë listën me emrat e deputetëve grekë që kanë hapur depozita në bankat e saj, duke theksuar se nuk është në politikën e institucioneve financiare zviceriane dhe as nuk është e detyrueshme, deklarimi i listës me emrat e klientëve.
Top Channel