Bathore, protestë për ujin
23/09/2012 00:00
Dhjetëra banorë në zonën e Bathores bllokuan rrugën në shenjë proteste per mungesën e ujit të pijshëm.
Banorët thonë se prej rreth një jave shtëpitë e tyre nuk janë furnizuar me ujë, ndërsa pretendojnë se kanë paguar rregullisht faturat. Për mungesën e ujit të pijshëm, banorët bëjnë përgjegjës kryetarin e Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziun.
“Kemi 10 ditë pa ujë, i kemi paguar rregullisht faturat, fajin e ka bashkia që nuk ka paguar ujin tek ujësjellësi”, theksojnë banorët e irrituar.
Për të qetësuar situatën në vendngjarje ndërhynë forcat e policisë të cilët u përfshinë në debate të ashpra me protestuesit.
Banorët thonë se do të përshkallëzojnë protestat në rast se nuk do të furnizohen me ujë.
Top Channel