Zyra e shtypit pranë kryeministrit Sali Berisha shpërndau sot tre foto ku kryeministri shqiptar shihet të shtrëngojë duart me homologun e tij grek Andonis Samaras.

Shtrëngimi i duarve, që zyra e kryeministrit e cilëson si “përshëndetje mes dy kryeministrave”, ka ndodhur pas audiencës së dhënë nga Shenjtëria e Tij Papa Benedikti XVI, për pjesëmarrësit në takimin e liderëve të Demokratëve të Qendrës.

Në njoftimin e zyres se shtypit të kryeministrit duket se i është kushtuar më shumë vëmendje publikimit të fotove, të cilat duket se kanë për qëllim të theksojnë faktin se ky ishte takimi i vetëm “kokë më kokë” i kryeministrit Berisha me kryeministrin e Greqise, Samaras.

Dy ditë më parë, Aleanca Kuqezi deklaroi se kishte konfirmuar si të vërtetë një informacion konfidencial se dy kryeministrat do të kishin një takim të fshehtë kokë më kokë për të diskutuar rreth marrëveshjes së ujërave mes dy vendeve. 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA