Flamuartari ndalet në barazim 1-1 brenda në Vlorë nga skuadra e Shkumbinit. Një tjetër goditje kjo për skuadrën e drejtuar nga spanjolli Hulian Rubio, pasi u mund në javën e dytë nga ekipi i Laçit 0-1.
Memelli ishte autori i golit të vetëm për skuadrën vlonjate pas një 11-metërshi. Ky avantazh i dha më shumë zemër lojtarëve të Flamurtarit, ndërkohë që as skuadra e drejtuar nga Magani nuk u dorëzua në asnjë moment.
Rastet e tjera ishin sërish të Memellit, por goli i dytë nuk erdhi për vlonjatët. Tetë minuta nga fundi i ndeshjes, Arvist Gjata befasoi mbrojtjen dhe portierin Kolici, duke barazuar shifrat në 1-1, një rezultat që solli festë në radhët e peqinasve, të cilët u larguan nga kjo transfertë e vështirë me një pikë shumë të rëndësishme.
Nga ana tjetër edhe Tirana arriti të marrë tre pikë po kaq të rëndësishme në transfertë me Luftëtarin. Gjirokastritët, me fushën e dënuar pa tifozë, pësuan një gol që në minutën e 15-të nga Cota e deri në fund të 90 minutave nuk mundën të ndryshonin asgjë, pavarësisht se e kontrolluan ata më shumë lojën dhe krijuan disa raste.
Kjo ishte dhe fitorja e parë e bardhebluve nën drejtimin e trajnerit të ri Artur Lekbello, të cilët mbajnë kreun e klasifikimit me 10 pikë.
Top Channel