Skandali i reklamave qeveritare

22/09/2012 00:00

190 mijë dollarë janë paguar nga Drejtoria e Rrugeve vetem per Kompanine
Publicitare ‘Promo’, në zotërim nga vellai i pronarit te grupit
mediatik ‘Klan’.

Denoncimi eshte i deputetit socialist Eduard Shalsi ne vijim te publikimeve qe ka nisur prej disa ditesh, te asaj qe selia roze e ka cilesuar si megaskandalin e qeverise me reklamat shteterore. Se bashku me reklamat dhene kompanive te tjera mediatike prane Qeverise, qe nga viti 2006, per llogari te Drejtorise se Rrugeve jane shpenzuar para nga arka e shtetit plot 1,6 milionë dollarë deklaroi deputeti Shalsi.

“Drejtoria e Rrugëve në Ministrinë e Transporteve, përveçse i ka dhënë 500,000 USD gazetës ‘Rilindja Demokratike” 100,00 USD për ‘55’ dhe 200,000 USD të ‘Kohës Sonë’ të Frangajt të madh, na i paska dhënë edhe Frangajt të vogël, në kompaninë e tij ‘Promo’, pjesë të familjes Klan, plot 190,000 USD. në letrën zyrtare të nënshkruar nga Sokol Olldashi. Dhe ja ku është shifra prej 190,000 USD”, tha Shalsi.

Partia Socialiste deklaroi se asnje ze i Qeverise nuk ka dale te jape sqarime per keto shpenzime reklamash, qe kane shpenzuar mijera dollare te buxhetit te shtetit per favorizim te klaneve mediatike te qeverise.

“Kur qeveria dhe vetë Sali Berisha janë kapur gafil dhe nuk dinë se çfarë të thonë, përfituesi arrogant, ‘Klani’ i pangopur, ka kurajën të vazhdojë të na sulmojë në mënyrë vulgare”, tha Shalsi.

Me heret, deputeti Shalsi ka denoncuar me te tjera te dhena, abuzimin sipas tij me reklamen shteterore, nga te tjera dikastere te qeverise Berisha. Nga Ministria e Mbrojtes, sipas PS,  ‘Klani’ ka marre 100 të fondeve të ketij dikasteri per reklamat, 80 % të fondeve nga Ministria e Brendshme dhe 65% e fondeve  Drejtorise se Rrugeve. Ne nje kohe qe  mediat e tjera së bashku jane penalizuar sipas selise roze, duke mos perfituar nga ajo qe PS e cileson shpërndarje skandaloze, e pabarabartë dhe e padrejte e parave të qytetarëve shqiptarë.

Top Channel