Ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Panariti u takua në qytetin e
Pogradecit me zotin Ali Ahmeti, Kryetar i Partisë Bashkimi Demokratik
për Integrim, partia shqiptare pjesëmarrëse në koalicionin qeverisës në
Maqedoni.

Të dy bashkëbiseduesit, u ndalen në situaten ne Maqedoni, ku ministri ynë i Jashtem pershendeti dialogun politik të derisotëm mes partive të koalicionit qeverisës në Maqedoni.

Zoti Ahmeti, theksoi se në drejtim të zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit, ka pasur progres lidhur me përmirësimin e përfaqësimit të shqiptarëve në administratën publike, veçanërisht në organet e mbrojtjes. Gjithashtu, ai nënvizoi nevojën për përshpejtimin e zbatimit në praktikë te detyrimeve që rrjedhin prej saj

Në kuadër të 100-vjetorit të Pavarësisë u diskutua mbi punën që po bëhet, kalendarin e aktiviteteve dhe koordinimin e hallkave përgjegjëse në të dy vendet tona. Mes Panaritit dhe Ahmentit, u shpreh domosdoshmëria e realizimit të një bashkëpunimi të ngushtë institucional ndërmjet subjekteve politike shqiptare në Maqedoni edhe me synim forcimin e imazhit të faktorit shqiptar në rajon.

Top Channel