Një gjeneral i ushtrisë meksikane, Juan Manuel Barragan, që kishte një post të lartë në Ministrinë e Mbrojtjes, është arrestuar nga policia e vendit latin për korrupsion.
Kjo u bë pasi Barragan i kishte kërkuar bosit të kartelit Sinaloa, Joaquin “El Chapo” Guzman, 10 milionë dollarë në këmbim të favorizimeve në trafikun e drogës.
Por duke qenë se oficeri nuk ka arritur të mbajë premtimin, trafikantët e kartelit më të madh për t’u hakmarrë e denoncuan duke u dorëzuar një video hetuesve.
Gjenerali Barragan është një prej zyrtarëve të shumtë që është arrestuar në Meksikë për favorizim të narkotrafikut, që konsiderohet si plaga e pashërueshme e shoqërisë meksikane.
Ekspertët e krimit të organizuar thonë se janë pikërisht bashkëpunimet e ofruara nga zyrtarët e korruptuar që u mundësojnë karteleve të eksportojnë drogën dhe të dominojnë me dorë të hekurt.
Që prej vitit 2005, kur presidenti Calderon zbriti ushtrinë në luftën kundër trafikantëve, në Mesikë janë vrarë rreth 50 mijë persona në luftën për kontrollin e drogës.
Top Channel