Kalendari i ngjeshur i Serisë A

22/09/2012 00:00

Në shtatë ditë, Seria A rezervon një kalendar të ngjeshur me përballje interesante mes skuadra pretendente, disa prej të cilave të privuara nga yjet e tyre.

Sipari hapet të shtunën në orën 18:00 me Parma-Fiorentina. Vendasit do të kërkojnë fitoren për të harruar humbjen në Napoli, ndërkohë që miqtë do të kërkojnë pikët e para në transfertë. Në mbrëmje luan Juventus-Kievo. Bardhezinjtë, që në mesjavë morën një pikë me mjaft vlerë në Londër përballë Celsit vendas në ndeshjen e Ligës së Kampioneve, nuk kanë një bilanc dhe aq pozitiv me skuadrën veroneze dhe surprizat mund të mos mungojnë.

Ndërkohë, të dielën Milani do të luajë përballë Udinezes në transfertë në përjekje për të harruar dy rezultatet zhgënjyese, humbjen ndaj Atalantës dhe barazimin në San Siro me Anderlehtin në Ligën e Kampioneve në mesjavë.

Inter pret në Milano Sienën, ndërsa  Roma do të bëjë pa Totti-n ndaj Kaljarit për të hedhur pas krahëve atë humbe rrokambuleske me Bolonjën në Olimpiko një javë më parë.

Lacio do të kërkojë të vijojë me rezultatet pozitive, këtë herë në Olimpiko ndaj Xhenoas.

Pas përfundimit të javës së katërt, të martën nisin ndeshjet për javën e pestë, ndërsa pas një jave, ndeshjet për javën e gjashtë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB