Tre militantë dhe një ushtar izraelit gjetën vdekjen si pasojë e incidentit më të fundit të armatosur në kufirin me Izraelit dhe Egjiptit.
Lajmi konfirmohet nga ushtria izraelite. Sipas tyre militantët, të armatosur dhe me lëndë plasëse kalon kufirin qindra metra në brendësi të shtetit të Izraelit, para se të lokalizoheshin nga forcat ushtarake të hebraike.
Njoftimi izraelit bën fjalë për shkembim zjarri që la të vdekur tre militantët, por autoritetet egjiptiane folën për një tjetër version. Sipas tyre, njëri prej militantëve vdiq pasi hodhi veten në erë me eksploziv, ndërsa dy të tjerët gjatë shkëmbimit të zjarrit.
Tel Avivi e cilëson operacionin të suksesshëm dhe parandalues i një sulmi të mundshëm gjakatar ndaj civilëve. Që pas rrëzimit të Mubarak, kufiri mes Izraelit dhe Egjiptit ka regjistruar disa incidente dhe vec të tjera, pikat e kalimit në të janë shndërruar edhe në udhë të emigrantëve ilegalë afrikanë në kërkim të një jete më të mirë.
Top Channel