Analiza nga CNN: Katër vjet më vonë, Rusia ende po paguan për një gabim fatal në llogaritje në Ukrainë Autoritetet afgane vendosën të censurojnë të gjithë shtypin pakistaneze pasi e akuzojnë atë për nxitje të aktivitetit ekstremist të militantëve talebanë.
Vendimi i administratës së presidentit Hamid Karzai hyri në fuqi menjëherë dhe në kufirin mes dy vendeve nuk lejohen hyrjet e gazetave pakistaneze.
Ministri i Brendshëm afgan i quajti gazetat pakistaneze si burim propagande për talebanët dhe nxisin në rritjen e aktivitetit të dhunshëm të tyre.
Lëvizja vjen në një moment tensionesh mes dy vendeve pavarësisht zotimit si nga Kabuli ashtu dhe nga Islamabadi për të përmirësuar bashkëpunimin dypalësh.
Censura për shtypin pakistanez u vendos në tre provincat lindore të Afganistanit, Nangarhar, Kunar dhe Nuristan.
Top Channel