
Nëpërmjet ambasadorit amerikan në OSBE-Ian Kelly, Shtetet e Bashkuara të
Amerikës kanë përshëndetur raportin e djeshëm të ambasadorit të OSBE-s
Eugen Wollfarth.
Nëpërmjet një reagimi ambasadori Kelly thotë se ‘fatkeqësisht, zgjedhjet presidenciale të përfunduara në qershor shënuan njëanshmëri të hidhur dhe nuk patën transparencën e duhur, por megjithatë ato ishin shembull paqësor i një praktike themelore demokratike të zgjedhjes së presidentit’.
‘Afirmimi i mekanizmave të demokracisë – vijon ambasadori amerikan në OSBE,- kërkon akoma shumë punë përtej zgjedhjes së një presidenti të ri. Për këtë qëllim, shprehim përgëzimet tona për miratimin e reformave të kodit zgjedhor, dhe në veçanti për ekspertët dhe bashkëdrejtuesit nga dy partitë kryesore të cilët punuan fort në këto përpjekje’.
‘Megjithatë, paralajmërojmë se miratimi nuk do të jetë shumë domethënës nëse politikat e reja nuk zbatohen me mirëbesim. Do të jetë veçanërisht e rëndësishme,- thekson ambasadori – të sigurohet që zgjedhja e një kryetari të ri për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) të bëhet me proces konsultimi, sa më të paanshëm e transparent që të jetë e mundur’.
‘Jemi të shqetësuar,- thotë ambasadori Ian Kelly, – se mos njëanshmëria që mbizotëroi gjatë gjithë procesit të zgjedhjes së presidentit mund të vazhdojë, apo edhe të shtohet, teksa Shqipëria përgatitet për zgjedhjet parlamentare të vitit të ardhshëm’.
Në fund të reagimit ambasadori sugjeron se Shqipëria duhet të vazhdojë t’i zgjidhë, çështje kritike për vazhdimin e rrugës së integrimit euroatlantik të vendit. ‘Lufta politike që u bë vitin e kaluar për fat të keq zbehu pikëpamjen e botës për Shqipërisë dhe shërbeu të lihej në hije përparimi i madh që ka bërë vendi në 20 vitet e kaluara’.
‘Drejtuesit politikë të Shqipërisë,- thotë ai – duhet të kenë në mendje interesat më të mira të vendit gjatë fushatës zgjedhore që po troket, në mënyrë që të sigurojnë që përparimi i reformave të mos lihet mënjanë për 12 muajt e ardhshëm’.
FRD: Kritikat e OSBE, alarm për demokracinë
Edhe Fryma e Re Demokratike përshëndet raportin e ambasadorit të OSBE-së, ndërsa kritikat në këtë dokument i konsideron alarm për demokracinë dhe shtetin ligjor.
“Edhe ky raport, nxjerr në pah progresin e pamjaftueshëm të demokracisë në Shqipëri, sidomos vonesat e dukshme në realizimin e atyre reformave që përbëjnë standarte jetike për një demokraci funksionale dhe shtet të së drejtës”, thuhet në reagim.
FRD konstaton se raporti fshikullon hezitimin e institucioneve zyrtare për të respektuar ligjin, duke e vlerësuar atë si rrezik potencial për shtetin e së drejtës.
Në reagim FRD thekson se mazhoranca e sotme politike e ka humbur tërësisht besimin publik tek aftësia e saj për mirëqeverisje, si dhe po e bën vendin tonë, siç edhe del nga raporti, në një model të dështuar të shtetit të së drejtës dhe demokracisë.
“FRD e sheh këtë moment si një përgjegjësi më shumë për të punuar pareshtur me qytetarët, opinionin publik dhe partnerët tanë ndërkombëtarë për të larguar me votë të lirë klikën që keqqeveris vendin dhe që siç thotë edhe OSBE, 22 vjet pas rënies së sistemit autoritar komunist, po tenton të instalojë përsëri një sistem piramidal dhe personal, të pavotuar dhe pa kredenciale morale”, thuhet në reagim.
OSBE: Shqipëria, ec dhe ndalo
“Zgjedhjet e përgjithshme të 2013 pritet të jenë një garë e egër”. Me këtë parashikim mbyll raportimin vjetor përpara Këshillit të Përhershëm të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim, që po zhvillohet në Vjenë, kryetari i prezences së OSBE-së në Tiranë, Eugen Wollfarth.
Ne raportin prej disa faqesh per zhvillimet gjate nje viti ne Shqiperi, Wollfarth paraqet situaten politike ne vend, të permbledhur vetem me një shprehje “ec e ndalo”. Teksa reformat e tjera raporti i vlereson si te pjesshme apo edhe ne vend numero, ai vlereson konsensusin per Kodin Zgjedhor, por shton se kjo nuk mjafton.
‘Zbatimi i tij per zgjedhjet e 2013 mbetet pergjegjesi e plote e kryetareve te partive politike ne Shqiperi,- thote Wollfarth duke vene theksin tek fuqia e pakufizuar e lidereve politike.
Ne kete pike raporti i OSBE-se shton se reformat do te anashkalohen gjate ketij viti elektoral pasi vëmendja do të përqendrohet më shumë në pyetje si kush do t’i fitojë zgjedhjet, sesa si të çohet përpara me sukses axhenda komplekse dhe kërkuese e reformave.
Top Channel