Një ushtare amerikane e cila u largua në Kanada pesë vjet më parë për të shmangur shërbimin ushtarak në Irak është arrestuar në SHBA, pasi humbi përfitimin e emigrimit.
Kimberly Rivera, nënë e katër fëmijëve, kishte pretenduar statusin e refugjatit në Kanada, por ajo ishte urdhëruar të largohej muajin e kaluar.
Të enjten ajo vullnetarisht shkoi në një kalim kufitar me shtetin e Nju Jorkut, ku ajo u morr në paraburgim ushtarak, thonë aktivistët kundër luftës.
“Ajo mund të përballet me dy deri pesë vjet burg”, tha avokati i saj.
Znj. Rivera ka shërbyer në luftën në Irak në vitin 2006, por në kthimin e saj në SHBA tha se ajo ishte e zhgënjyer me kauzën e saj dhe e cilësonte atë si të pamoralshme.
Gjatë kësaj kohe ajo u zhvendos në Kanada me burrin dhe fëmijët e saj.
Në vitin 2009 Kanadaja urdhëroi dëbimin e saj, një vendim mbi të cilin zonja Rivera humbi në apel.
Top Channel