Schalke, gati surpriza kundër Bayern

21/09/2012 19:10

Schalke 04 është gati që t’i shkaktojë Bayernit zhgënjimin e parë të sezonit, të paktën sipas kapitenit Jan-Klaas Huntelaar.

Holandezi, në një intervistë të publikuar të premten në faqet e “Kicker”, u shpreh se “skuadra është në formën e saj më të mire. Fitorja në Pire përballë Olimpiakosit, na ka dhënë shumë moral per kete sfide”.

Duke folur për ballafaqimin me favoritët për të fituar titullin në Gjermani, qendërsulmuesi pranoi se “do të jetë një ndeshje shumë e vështirë, por Schalke i ka të gjithë mundësitë që përpara publikut, të mposhtë një ekip të fortë si Bayern, duke konfirmuar se jemi seriozë në pretendimin tonë për titullin kampion. Ekipi eshte me te vertete kompakt dhe kjo eshte forca jone kryesore”.

Përveç momentit të mirë të formës që po kalon skuadra nga Gelserkirshten, në rikthimin e entusiasmit ndikojnë edhe rikuperimet e disa futbollistëve kryesore.

Ditën e premte, në stërvitje me regjim të plotë u rikthye Sergio Escudero, duke bërë që mungesat e vetme për supersfidën e javës së katërt të Bundesligës të jenë mesfushori Obasi dhe sulmuesi Marica.

Schalke 04 dhe Bayern përballen ditën e shtunë, në orën 15:30, pasi të dy klubet arritën të fitojnë në debutimin e tyre në Champions League në mesjavë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA