
Kryeministri Sali Berisha u shpreh i kënaqur me ecurinë e Planit të
Veprimit për Integrim, ku Qeveria dhe Parlamenti kanë përcaktuar
bashkarisht axhendën e masave dhe kohën përkatëse për realizimin e
secilës prej masave deri në tetor, kur Komisioni Europian të shpalle
vendimin per statusin e vendit kandidat.
Sipas kryeministri 6 muajt e fundit jane realizuar reforma te thella, duke veçuar si me te rendesishem reformen zgjedhore dhe kufizimin e imuniteteve, qe pavaresisht debateve, rezultuan ne nje konsensus te gjere parlamentar.
Aktualisht, jane pa u permbushur edhe disa detyra, ne formen e miratimit te ligjeve, disa prej te cilave me shumice te cilesuar, disa me shumice te thjeshte. Por, sipas Kryeministrit, nje sinjal pozitiv do te ishte votimi i perbashket me opoziten edhe per ligjet, qe nuk kerkojne shumice te cilesuar.
“Ne shpresojmë se, siç dëshmoi vullnet për reformën zgjedhore, siç dëshmoi vullnet për kufizimin e imunitetit, opozita të dëshmojë vullnet dhe për Ligjin e Gjykatës së Lartë, Ligjit të Shërbimit Civil, por edhe ligje të tjera që, pavarësisht se kërkojnë shumicë të thjeshtë, do të ishte shumë mirë që ato të kishin konsensusin e të gjitha palëve, miratimin e të gjitha palëve”, tha Berisha.
Persa i perket Reformes Zgjedhore, Kryeministri Berisha e vleresoi ate si nje baze shume te mire ligjore per zhvillimin e zgjedhjeve sipas standardeve me te mira nderkombetare.
“Opozita kishte iniciativën e të gjitha propozimeve dhe u shpreh shumë e kënaqur kur përfundoi kjo reformë, bëri vlerësim pozitiv. Unë e ndjej detyrë të qeverisë që gjithnjë t’i jap garancitë më maksimale opozitës për zhvillimin e zgjedhjeve, pasi nëse ka një fushë në të cilën ajo ka interesa jetike, këto janë zgjedhjet”, tha Berisha.
Top Channel