Partia Demokratike, përmes zëdhënëses së saj akuzoi kreun e opozitës se
në kushtet kur ka një klimë shumë pozitive në Bruksel për marrjen e
statusit të vendit kandidat, ai urdhëroi largimin e deputetëve, duke
bojkotuar Komisionin e Ligjeve, ku do te diskutohej projektligji per
Gjykaten e Lartë.

“Amendimet e ligjit të Gjykatës së Larte u propozuan nga vetë deputetët e Partisë Socialiste gjatë shqyrtimit dhe miratimit të ligjit të Gjykatës Administrative, votimin e së cilit Rama e bllokoi në Parlament për rreth dy vjet. Kryetari i Partisë Socialiste politikën bllokatore në votimin e ligjeve me tre të pestat e konsideron si levën më kryesore për demtimin e qeverisë, ndonëse në të vërtetë ai shkelmon para së gjithash interesat e qytetarëve shqiptarë dhe të Shqipërisë.Partia Demokratike i bën thirrje z.Rama të vendosë interesat jetike europiane të të rinjëve shqiptarë mbi interesat e  ngushta të pushtetit të tij personal dhe të lejojë deputetët e tij të votojnë në Parlament ligjet dhe reformat e integrimit të vendit në Bashkimin Europian”, tha zëdhënesja.

Top Channel