Forca të shumta policie dhe ushtria zbarkuan në rrugët e Islamabadit për të parandaluar turmën e madhe të protestuesve anti-film që kërkuan të hyjnë në zonën e selive diplomatike në Pakistan.
Ashtu sic ishte paralajmëruar protestuesit janë tubuar ditën e sotme për të marshuar në ditën e dashurisë së Profetit. Për të shmangur trazirat, qeveria paksitaneze ka marrë masa shtesë duke shtuar sigurinë përreth selive diplomatike perëndimore, e sidomos përreth ambasadës amerikane, shënjestër e protestave të dhunshme.
Mediat vendase raportojnë për përleshje të ashpra, ndërkohë që dyqanet dhe të gjitha aktivitetet janë ndalur në kryeqytet në nder të ditës së Profetit. Ndërkohë, në Peshauar raportohet se protestuesit u kanë vënë flakën dy kinemave, por për momentin nuk ka raportime për viktima.
Edhe vende të tjera me popullsi muslimane u përgatiten për protesta të tjera kundër filmit që fyen profetin Muhamed. Në Egjipt masa ekstra sigurie janë vendosur në të gjitha selitë diplomatike perëndimore, vecanërisht në ambasadën amerikane dhe atë franceze pas publikimit të karikaturace të profetit Muhamed nga një revistë satirike në Paris.
Të paktën 20 persona kanë gjetur vdekjen nga protestat kundër filmit “Pafajësia Muslimane”, mes tyre edhe 4 diplomatë amerikanë në Bengazi të Libisë, përfshirë këtu ambasadorin Chris Stivens. Filmi me buxhet të ulët qarkullon në internet prej muajit korrik, ndërkohë që një gjykatë në Florida refuzoi padinë e një aktoreje të tij për ta hequr nga Youtube.
Aktorja pretendonte se ishte mashtruar nga regjisori i filmit që nuk i kishte treguar se për se bëhej fjalë dhe vec heqjes së filmit nga interneti, kërkoi dhe dëmshpërblim. Jeta ime ka marrë një tjetër udhë, tha ajo. Kam marrë shumë kërcënime dhe më vjen keq sepse nuk e kam ditur se përse bëhej fjalë në film. Kujtova se po xhironim një aventurë në shkretëtirë, tha aktorja Cindy Lee Garcia.
Top Channel