Nard Ndoka rikthehet në qeveri

21/09/2012 00:00

Partia Demokristiane e Nard Ndokës pritet t’i bashkohet zyrtarisht mazhorancës.

Ashtu siç edhe kishte paralajmëruar më herët, kreu i PDK-së Nard Ndoka, kryesia e kësaj partie ka vendosur për shkëputjen e kësaj force politike nga koalicioni opozitar.

Në një prononcim për mediat, nënkryetari i PDK-së Vladimir Beja theksoi se bashkëpunimi me PD-në është i natyrshëm për vetë faktin që edhe kjo forcë politike është parti e qendërs së djathtë
 
Ai ka theksuar se partneriteti me Partinë Demokratike do të jetë deri në zgjedhjet parlamentare të 2013 ndërsa shtoi se marrëveshja me partinë më të madhe të mazhorancës do të nënshkruhet javën që vjen, marrëveshje kjo në bazë të cilës pritet që PDK-ja të marrë një post zëvendësministri.

Nga marrëveshja me mazhorancën, demokristianët e Ndokës pritet të përfitojnë një post zv/ministri, që me shumë gjasa, nga burime të pakonfirmuara, pritet të jetë ai i zv/ministrit të Brendshëm.

Detajet e marrëveshjes mes PD-së dhe PDK-së pritet të zbardhen pas firmosjes së saj nga të dyja palët. Në të mund të parashikohet edhe bashkëpunimi në zgjedhjet e përgjithshme të vitit të ardhshëm. Një tjetër lëvizja e Ndokës gjatë fushatës për 2013-ën, pritet të jetë edhe shkrirja me Lëvizjen Demokristiane të Nikollë Lesit për të krijuar një formacion të vetëm parazgjedhor.

Top Channel