Meksikë, policia ndihmoi “superarratisjen” nga burgu

21/09/2012 16:10

131 të burgosurit meksikanë që u arratisën gjatë javës nga një burg i sigurisë së lartë arritën të largoheshin vetëm falë bashkëpunimit të zyrtarëve të korruptuar.

Ky ishte përfundimi i arritur nga një komision i pavarur hetimor, në raportin e publikuar të premten.

Ndryshe nga sa ishte raportuar në fillim, të burgosurit nuk u larguan nëpërmjet një tuneli kryesor, por nga vetë dera kryesore, e lënë hapur qëllimisht.

Gardianët e korruptuar nga kartelet e drogës, më pas hapën një pjesë të qelive, ku ndodheshin njerëz të besuar të mafias.

Si rrjedhojë e arratisjes më të madhe në historinë e Meksikës, Shtetet e Bashkuara u vendosën në alarm dhe përforcuan vëzhgimin në kufirin me fqinjin jugor.

Burgu në Pedras Negra, në shtetin e Koahuilës, ndodhet vetëm disa kilometra nga kufiri amerikan.

Aktualisht, një operacion madhor policor është lëshuar në Meksikë për riarrestimin e të burgosurve, një pjesë e të cilëve dyshohet që të jenë larguar tashmë nga vendi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA