
" /> ">
“Nuk jam në garë për të mundur Ilir Metën”, deklaroi të premten
sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Luan Rama, kandidat për kreun e LSI.
I vetëdijshem per rezultatin e gares, Luan Rama beri publike arsyet e kandidimit perballe ILir Metes perpara anetareve te Komitetetit Organizativ te LSI. Per te gjithe skeptiket, – tha ai, – qe besojne se kjo gare eshte nje formalitet, vlera e ketij procesi eshte institucionalizimi i debatit brenda LSI-se dhe shmangia e intrigave.
“Ta zhvendosim diskutimin apo ndjeshmërinë tonë për fenomene dhe zhvillime që lidhen edhe me LSI-në nga intrigat në kurriz të njëri-tjetrit, në debat publik dhe institucional”, tha Luan Rama.
Kreu i LSI-së Ilir Meta e sheh ne nje kendveshtrim me te gjere rritjen e demokracise brenda partise, ne funksion te rritjes se demokracise ne vend, si garantuese e reformave te domosdoshme.
“Mënyra më e mirë për të realizuar ambicjet tona dhe të vendit tonë është përshpejtimi i reformave dhe kjo realizohet vetëm përmes një bashkëpunimi sa më efektiv, racional të arsyeshëm dhe të përgjegjshëm midis forcave politike në Kuvend dhe jashtë tij”, tha Meta.
Votimi i anëtaresise se LSI-së permes parimit ‘nje anetar nje vote’, per zgjedhjen e drejtuesve te tyre do te zhvillohet brenda muajit tetor, perkatesisht ai per kryetar ne daten 20, ndersa Konventa Kombetare ne daten 27.
Top Channel