Liga e Europës rezervon surpriza

21/09/2012 01:00

Liga e Europës ka rezervur surpriza mbrëmjen e së enjtes, teksa Inter, Totenham dhe Bayer Leverkusen nuk kanë shkuar më tej se një barazim.

Nga ekipet italiane, Napoli mban flamurin lart teksa shkatërron në “San Paolo” AIK Stokholmin 4-0. Udinese barazon falë një goli të Di Natales në fundin e takimit me multimiliarderët e Anzhi Makhachkala. Ndërsa në sfidën tjetër italo-ruse, Interi nuk del dot fitues me Rubin Kazanin, madje deri pak minuta nga fundi po humbte teksa një gol i Nagatomos në minutën e 90-të i shpëton zikaltërit nga turpërimi në shtëpi.

Leverkusen nuk shkon më shumë se një barazim 0-0 ndaj Meltalist Kharkivit dhe holandezët e PSV Eindhoven humbin 2-0 ndaj Dnipro. Tvente – Hanover përfundon 2-2, ndërsa Totenhem – Lacio 0-0.

Liverpuli edhe pse me një ekip të rinjsh, arrin të përmbysë gjithcka në Bernë ndaj Young Boys 5-3. Sfidat e tjetra Fenerbahce-Marsejë 2-2 dhe Lion-Sparta Pragë 2-1.     

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA