Kryekomisari i Korçës përfundon në spital

21/09/2012 00:00

Ka përfunduar në Spitalin Kirurgjik, në reanimacion, shefi i
komisariatit të Korçës, arrestuar një ditë më parë nga Shërbimi i
Kontrollit të Brendshëm në bashkëpunim me task-force të Prokurorisë së
Rrethit.

Pas arrestimit kryekomisar Nikolin Thana ka kerkuar ndihme mjekesore per shkak te shqetesimeve kardiake. Ai u kap ne flagrance duke marre nje shume prej 100 mije lekesh si ryshfet. Bashke me te në kushtet e flagrances u arrestuan edhe Jetnor Hysenllari, punonjës i komunës Voskopojë, Arben Hasanllari, punonjës i policisë së komunës Voskopojë, si edhe shtetasi Hysni Myrtollari të cilët në këmbim të favoreve për të njëjtën çështje përfituan si mitmarrje shuma të ndryshme lekësh.

Pas arrestimit mesohet se kryekomisari ishte nen hetim prej disa muajsh nga SHKB pas sinjalizimeve se merrte ryshfet kryesisht nga biznese te ndryshme per te lejuar kalimin e mjeteve te renda, apo aktivitete te tjera.
Ryshfeti qe e çoi ne pranga ishte nga nje firme lokale qe merrej me grumbullim skrapi. Per te zgjidhur problemet qe i dilnin rruges, firma paguante dhe ne rastin ne fjale i ka dhene 100 mije leke ryshfet kryekomisarit. Burime prane policise thone se jane dokumentuar edhe raste te tjera, te cilat jane me filmime dhe me fotografime. Pas sinjalizimeve edhe prokuroria nisi hetimin dhe ne fund agjentet e sherbimit te Kontrollit te Brendshem se bashku me prokurorine finalizuan operacionin duke arrestuar ne flagrance kryekomisarin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB