Në kufirin Kosovë-Shqipëri, përkatësisht në pikën doganore të Vermicës, është konfiskuar një sasi armësh dhe municioni.

Në një komunikatë policore për shtyp njoftohet se gjatë kontrollit të përbashkët në pikën kufitare të Vërmicës, oficerët doganorë dhe ata të Policisë së Kosovës kanë ndaluar një automjet për kontroll.

Automjeti i përzgjedhur ishte i llojit “Mitsubishi Pajero”, me targa të Tiranës, me të cilin udhëtonin dy shtetas nga Shqipëria.

Gjatë kontrollit oficerët kanë konstatuar mallrat e ndaluara, të cilat ishin të fshehura tek sediljet e pasme të automjetit.

Sasia e armëve të zbuluara është si në vijim: 11 pistoleta të kalibrave të ndryshëm; 5 pushkë; 8 dylbi të pushkëve; dhe 6755 copë fishekë të kalibrave të ndryshëm.

E tërë sasia e mallit të zbuluar i është dorëzuar Policisë së Kosovës, ndërsa personat e përfshirë në këtë rast do t’i nënshtrohen proçedurës hetimore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA