Gjykata e qarkut në Prizren ka dënuar gjashtë persona, pjesë e një grupi kriminal, që merrej me trafik qëniesh njerëzore.

Lajmi bëhet i ditur përmes një komunikate për shtyp të misionit EULEX, në të cilën thuhet se në këtë proçes tre persona të tjerë janë çliruar nga akuzat.

Sipas njoftimit, shtetasit Armend Bezera, Besim Idrizaj, Nysret Alijaj, Hasan Bobi janë dënuar me nga 1 vit burg, ndërsa Tahir Berisha dhe Naser Idrizaj me nga 2 dhe 3 vjet e gjysmë.

Në komunikatën për shtyp saktësohet se arrestimi i anëtarëve të grupit kriminal u arrestuan në muajin maj të vitit 2011, përmes një bashkëpunimi të ngushtë me policinë e Shqipërisë.

Hetimet për këtë grup nisën në gusht të vitit 2010 vetëm me dy të dyshuar, por që përmes përgjimeve telefonike u arrit të identifikoheshin edhe pjesëtarët e tjerë të rrjetit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA