Kore, rikthehen incidentet mes Veriut e Jugut

21/09/2012 00:00

Marina koreano-jugore hapi zjarr ndaj një gurpi anijesh peshkimi të veriut në zonën e diskutuar të kufirit detar në Detin e Verdhë.

Në njoftimin zyrtar të Seulit raportohet se asnjë prej barkave nuk është dëmtuar nga të shtënat dhe se ato ishin paralajmëruese. Menjëherë pas kësaj anijet koreano-veriore janë rikthyer për në ujërat territoriale të tyre.

Duke cituar zyrtarët koreano-veriorëm, Associated Press thotë së në incident nuk janë përfshirë anijet luftarake të Penianit.

Ky ishte incidenti i radhës me dy vendev të ndara. Që nga ardhja në pushtet e Kim Jong Un që zëvendësoi të atin, Kim Jong Il, tensionet ranë disi, ndërsa Seuli shprehet i vendosur për t’iu kundërpërgjigjur çdo provokimi të mundshëm.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB