Putin nënshkruan ligin e ri, forcon kontrollin e inteligjencës së brendshme mbi internetin rus
Kryeministri japonez Yoshihiko Noda i mbijetoi votëbesimit brenda radhëve të partisë së tij duke siguruar qendrimin në postin e ekzekutivit.
Një vit pas marrjes së detyrës së kryeministrit, partia e tij u përfshi nga përplasje të mëdha dhe kritika të forta nga qeverisë, sidomos për manaxhimin e tragjedisë së Fukushimës. Noda në sfidën për kryetar të partisë u përballe me 3 rivalë.
Mediat japoneze njoftojnë se në mbylljen e procesit të votimit brenda radhëve të Partisë Demokratike, Noda siguroi një mazhorancë cilësuese duke rimarrë besimin e partisë që udhëheq.
Vetë Noda mori kryesimin e kësaj partie pas dorëheqjes së Naoto Kan, kryeministri që u kritikua për tragjedinë e Fukushimës. Nëse Noda nuk do të merrte votëbesimin e partisë, ai duhej të linte postin e kryeministrit dhe ky post do t’i kalonte automatikisht kreut të ri të partisë.
Top Channel