Izrael-Egjipt, rikthehen incidentet në kufi

21/09/2012 15:20

Të paktën dy ushtarë izraelitë mbetën të plagosur, pasi një konflikti me militantët e armatosur në kufirin izraelito-egjiptian.

Lajmi u raportua të premten nga mediat izraelite. Burime ushtarake konfirmuan ndërkohë se vranë tre “shkelës kufiri” të armatosur, në të njëjtin rajon.

Një zëdhënës i ushtrisë izraelite u shpreh se personat e vrarë ishin të veshur me antiplumb të rëndë, të armatosur dhe me rrypa dinamiti në trup, të ngjashëm me ato që përdoren në sulmet vetvrasëse.

Sipas mediave, militantët kishin si synim të realizonin sulme terroriste brenda territorit hebre.

Si rrjedhojë e infiltrimeve të vazhdueshme të militantëve nga shkretëtirat egjiptiane, Tel Avivi urdhëroi përshpejtimin e punimeve për vendosjen e telave me gjemba në kufi.

Aktualisht, Kajro zyrtare është duke ndërmarrë një operacion për të goditur militantët islamikë në Egjipt, pasi një sulm i mëparshëm i tyre gjatë qershorit la të vrarë 16 ushtarë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA