Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, e cila ndodhet në Strasburg, e shfrytëzoi pjesëmarrjen në Konferencën Europiane të Presidentëve të Parlamenteve për të lobuar për integrimin europian të vendit.
Zonja Topalli u takua dhe bisedoi me homologët e saj të Italisë, të Gjermanisë, me kryetaren Dhomës së Lordëve të Britanisë së Madhe dhe me homolgë të tjerë europianë.
Në qendër të këtyre takimeve ishte kërkesa e zonjës Topalli për të mbështetur Shqipërinë në rrugën e integrimit europian, duke theksuar se 96 për qind e shqiptarëve janë pro këtij integrimi.
Gjatë qëndrimit në Strasburg, zonja Topalli zhvilloi një takim të veçantë me kryetarin e Parlamentit të Finlandës, të cilin e njohu me proçesin që po ndjek Shqipëria për te merituar çdo hap të integrimit dhe përpjekjet e vendit për të marrë statusin e vendit kandidat këtë vjeshtë.
Kryetari i Parlamentit të Finlandës e garantoi zonjën Topalli se vendi i tij do ta ndihmojë Shqipërinë, duke besuar se anëtarësimi i vendit në Bashkimin Europian do të ishte në të mirën e të gjithëve.
Top Channel