Qeveritarët kosovarë vetëm për një vizitë një javore në SHBA do t’ia marrin arkës së shtetit të paktën 200 mijë euro.Udhëtimi i delegacioni i Kosovës për në SHBA i përbërë prej më shumë se 30 vetëve ka “uzurpuar” ballinat e të gjitha gazetave ditore në Kosovë. “E zbulojnë Amerikën”; “Liderët e braktisin shtetin e zhvatin buxhetin”; “I love NY”, janë vetëm disa nga titujt kryesorë të gazetave.
Një vizitë e një zyrtari kosovar për 7 ditë jashtë bën koston e jetesës 1 vjeçare për 8 kosovarë! Pra një vizitë e një zyrtari kosovar në Amerikë, buxhetit i kushton rreth 4 mijë euro.
Presidentja Aitifete Jahjaga, kryeministri Hashim Thaçi gjatë udhëtimeve zyrtare i marrin me vete së paku 30 zyrtarë në SHBA. Ndërkohë, Kryetari i Kuvendit Jakup Krasniqi, gjendet në vizitë në Egjipt dhe nuk do të kthehet para datës 21.
Lëshimi i vendit përnjëherësh nga Jahjaga, Thaçi dhe Krasniqi përbën shkelje të Ligjit për protokollin e shtetit. Ndaj kësaj ngjarje ka reaguar Lidhja Demoktarike e Kosovës.
Vlen të theksohet se, muaj më parë një delegacion prej 12 personazh i ministrisë së Ambientit kishte habitur kryebashkiakun e Zagrebit. “Një delegacion kaq i madh prej 12 personash na ka ardhur vetëm nga Kina!!!”, citohet të këtë thënë i habitur kreu i Zagrebit.
Top Channel