Golashënuesi i Napolit, Edison Cavani, në një intervistë të gjatë për televizionin e klubit, shprehu bindjen e tij në mundësinë e Napolit për të luftuar për titullin kampion, në të njëjtën kohë që shprehu dëshirën që të thyer rekordet e vendosura në skuadër prej të madhit Maradona.
“Shpresoj të lë gjurmë të paharrueshme në historinë e klubit. E kam thënë gjithmonë që të fitosh në këtë qytet është gjithmonë e veçantë, ka një shije ndryshe. Zhgënjimi i Pekinit, në Superkupën e Italisë më ka mbetur brenda, por jam i bindur që skuadra ka të njëjtin nivel si Juventusi dhe se i kemi të gjitha shanset për të luftuar pët titullin kampion, aq më te për pas kësaj nisje të mirë, në të cilën kemi treguar të gjithë potencialin tonë”.
Idhulli i tifozerisë napolitane, Edinson tashmë i ka vendosur vetes objektiva të rinj. “Pas 100 golave për Napolin, dua të vazhdoj të shënoj dhe të hyj në historinë e klubit. Do të ishte shumë e bukur që të arrija të kaloja kuotën e Maradonës. Ky është një qytet që nuk e harron. Do të ishte e mrekullueshme që një ditë të kisha edhe një raport të tillë me këtë tifozeri”.
I pyetur për të ardhmen dhe mundësinë e rinovimit, uruguajani tha: “Gjithmonë e kam thënë se kjo është një çështje që i përket të dyja palëve. Vullneti gjithmonë ka ekzistuar, por tani dua të përqendrohem tek të bërit e detyrës sime sa më mirë në fushë. Për rinovimin do të ketë kohë për të folur”.
Top Channel