Video/ Pamje të rënda, tiktok-erja përplas për vdekje 59-vjeçarin ndërkohë që ishte live në rrjetet sociale
Në një kohë kur Banka Qëndrore Europiane është duke imponuar shtrëngime buxhetore në shumë prej vendeve europiane, vetë institucioni nuk arrin dot të mbajë nën kontroll vlerën e parashikuar për shpenzimet e tij për selinë e re në Frankfurt.
Banka pranoi ditën e premte se ndërtimi i selisë së re gjigante ka tejkaluar shumën e një miliardë eurove, nga 850 milionë euro që ishte parashikuar në planin fillestar.
Sipas Bankës, rritja e papritur e kostos së hekurit dhe problemet e papritura në sheshin e ndërtimeve kanë kontribuar në tejkalimin e planit.
Ndërtimi pritet të përfundojë në vitin 2014. Banka Qendrore Europiane është ajo që komanton politikat e përbashkëta ekonomike të Eurozonës dhe cakton normën bazë të interesit, inflacionin, emetimet dhe parametrat e tjera të monedhës së përbashkët.
Ndërtesa, e konceptuar në dy qiellgërvishtës të njëjtë, është duke u ngritur në një zonë qendrore të Frankfurtit, qytet ku ndodhet edhe selia aktuale e BQE-së.
Top Channel