Afganistan, tërhiqen 33 mijë ushtarë amerikanë

21/09/2012 00:00

Ka përfunduar faza e parë e tërheqjes së trupave amerikane nga misioni i tyre në Afganistan.

33 mijë ushtarë amerikanë, marinsa e forcat speciale janë rikthyer në vendlindje duke përmbushur planin dhe premtimin e presidentit amerikan, Barack Obama dhënë dy vjet më parë kur publikohej plani i daljes së Shteteve të Bashkuara nga Afganistani.

Aktualisht prezanca e trupave amerikane reduktohet në 68 mijë ushtarë, pjesa më e madhe e tyre e vendosur në veri dhe lindje të vendit, në provincat dhe zonat tirbale ku është i përqendruar aktiviteti i talebanëve dhe Al Kaedas.

Tërheqja e 33 mijë trupave realizohet brenda afatit dhe është në përputhje të planit të administratës amerikane për dorëzimin e sigurisë tek forcat afgane të sigurisë brenda vitit 2014.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB