Putin nënshkruan ligin e ri, forcon kontrollin e inteligjencës së brendshme mbi internetin rus Ambasadori amerikan Kristofer Stevens ishte i përfshire në listën e zezë
të Al Kaedës. Ai ishte i shqetesuar për shumë kërcënime kundër tij dhe
mbi të gjitha për shtimin e grupeve ekstremiste ne Bengazi, në lindje të
Libisë.
CNN-i i referohet nje burimi që kërkoi ruajtjen e identitetit. Burimi flet per shqetesimin e Stevens per grupe xhihadiste, veçanerisht pjesetare te Al Kaedës të ardhur nga vende te tjera ne Libi, te cilet ndihmuan muxhahedinet lokale. Frika u shtua pas nje seri atentatesh qe ndodhen gjate kesaj vere, perfshire edhe kunder konsullates te Bengazit, i marre persiper nga Brigadat “Omar Abdel Rahman”.
Por pavaresisht kesaj deklaratave- qe duhet te marrin konfirmim, a kishte sinjalizuar Stevens, Uashingtonin se ishte ne shenjester? Nese po, cilat ishin masat per mbrojtjen e tij? Pse duhet te levizte me nje eskorte kaq te vogel? Si ambasador ai duhet te mbrohej me cdo kusht- nenvizoi ish-agjenti i CIA-s Rober Baer – dhe ne rast emergjence duhet te evakuohej me shpejtesi”.
Deri me tani shume pak informacione jane mesuar per sulmin ne Bengazi dhe e gjitha kjo nga burime libiane. Amerikanet jane treguar shume te rezervuar, vecanerisht si mundi ambasadori te qendroje i vetem ne ndertesen kryesore te konsullates. Per dite me rradhe u diskutua nese sulmi ishte i planifikuar. Uashington vlereson se eshte rastesor, ndersa te merkuren, funksionare te sherbimeve sekrete nisen te flasin per sulm terrorist, pa thene nese ishte i planifikuar.
Pervec grupit Ansar Al Sharia te Bengazit dhe Brigadave Abdel Rahman ne tryeze jane hedhur te tjera hipoteza. E para eshte ajo e Derna-s ku qe prej kohes se kryengritjes vepron nje grup xhihadist i drejtuar nga nje ish- i burgusur i Guantanamos Abu Sufian Bin Kumu. Nje tjeter hipoteze eshte ajo e nje sulmi te drejtuar nga Al Kaeda e Magrebit Islamik, nje levizje e lindur ne Algjeri, por qe ka shtrire rrenjet ne te gjithe rajonin. Burime libiane thone se SHtetet e Bashkuara duhet te kishin pergjuar komunikimet mes ketyre fraksioneve dhe elementeve aktive te Bengazit, gjate diteve perpara sulmit. Ka dhe te tjere qe mendojne se ne Bengazi ka njerez qe dine me shume, por gjithcka varet nga lidhjet me ekstremistet qe veprojne ne kete qytet.
Top Channel