Siria, Ki Moon: Ndërhyrja ushtarake, jo zgjidhje

20/09/2012 04:00

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Moon tha se një ndërhyrje ushtarake nuk është zgjidhja për konfliktin sirian, edhe pse të dyja, qeveria dhe rebelët duken të vendosur për të mposhtur njëri-tjetrin me anë të forcës.

Ban Ki-Moon tha se është “shqetësues” fakti që ende nuk duket në dritë fundi i konfliktit dhe bëri thirrje për dialog politik.

Ndërsa ai ishte duke folur, luftime të ashpra vazhdonin në kryeqytetin Damask dhe në qytetin verior të Aleppos.

Aktivistët thanë se forcat qeveritare kishin sulmuar një periferi jugore të Damaskut.

Situata për banorët në Haxher El-Asuad u tha të jetë dëshpëruese.

Media shtetërore raportoi se trupat qeveritare kishin vrarë shumë prej atyre që që ajo i quajti “terroristë”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA