Në kohën që Milani është në krizë të plotë, Robinho ka lëshuar disa deklarata dashurie për Santos duke u shprehur se është në dispozicion të klubit brazilian kurdoherë.
“Jam në dispozicion të Santos gjithmonë sepse është skuadra që dashuroj. Cdo propozim që do më vijë nga Santosi do e shikoja me interes”, theksoi sulmuesi brazilian që nuk luajti ndaj Anderlecht pasi është i dëmtuar.
Robinho deklaroi gjithashtu për ‘Lance’ se Neymar duhet të shkojë tek Barcelona nëse do të përmirësohet më tej në karrierë: “Nëse ka mëdyshje mes Realit dhe Barcelonës, unë i rekomandoj katalanasit. Është një klub që i pret shumë mirë brazilianët dhe luajnë një futboll skuadre. Të luash në Brazil dhe të marrësh Topin e Artë është thuajse e pamundur, për këtë arsye Neymar duhet të luajë në Europë.”
Në lidhje me objektivat e tij, Robinho theksoi: “Dua të kthehem në kombëtare, të luaj Kupën e Konfederatave dhe të fitoj Kupën e Botës në Brazil. Për të arritur objektiva të tillë duhet të luaj mirë me Milanin.”
Top Channel