
Dejan Paviçeviç do të jetë kreu i grupit negociator të Serbisë në bisedimet e mundshme që pritet të rinisin me Kosovën.
Kështu njoftuan mediat serbe ditën e enjte. Paviçeviç, 33-vjeç dhe pak i njohur për publikun edhe në Serbi, do të zëvendësojë në këtë pozicion, Borisllav Stefanoviç që kryesoi bisedimet e nisura në majin e vitit të kaluar.
Pavarësisht moshës, Paviçeviç ka përvojë në dialogun me Kosovën. Ai ka qenë pjesëtar i grupit negociator serb për bisedimet teknike qysh prej krijimit të tij.
Vetë 33-vjeçari vuri theksin tek zbatimi dhe implementimi i të gjitha marrëveshjeve të arritura deri më tani nga bisedimet mes dy palëve. Lidhur me fatin e bisedimeve, formatin dhe nivelin e tyre, ai tha se për këtë do të mund të krijohet një panoramë më e qartë pas takimit mes Shefes për Politikë të Jashtme të BE-së, Catherine Ashton dhe presidentit serb, Tomisllav Nikoliç.
Top Channel