Marcelo Lippi-t, trajnerit që shpalli kampione bote Italinë në botërorin e 2006-ës në Gjermani, më 17 maj nisi aventurën e tij në krye të Guangzhou Evergrande në kampionatin kinez…dhe objektivi i vendosur ishte fitorja e gjithckaje.
Skuadra që ai drejton humbi me rezultatin 3-2 në ndeshjen e parë të cerekfinaleve të Ligës së Kampioneve aziatike dhe kjo nuk i pëlqeu pronarit të saj, që ka shpenzuar shuma marramendëse në skuadër dhe kërkon fitoren e çdo trofeu.
Situata nuk është e mirë as në kampionat. Skuadra e Lippi-t mban vendin e parë me 48 pikë në 24 ndeshje, por vendi i dytë është vetëm një pikë më pak. Ai që vendos më shumë nën presion trajnerin kampion bote është kalendari i ngjeshur. Skuadra e tij do të luajë 5 sfidat vendimtare të sezonit mes kupës së Kinës, kampionatit dhe Ligës së Kampioneve aziatike.
“Nëse do të dështojmë qoftë edhe tek një titull, nuk besoj se presidenti i skuadrës do të jetë aq i kënaqur dhe i durueshëm sa të më mbajë akoma”, deklaroi Lippi për mediat italiane.
Top Channel