Sefedin Gashi dhe Sejdi Krasniqi janë vetëm dy nga mijera punëtorë të ndërmarrjeve shoqërore, të cilët pas privatizimit mbeten rrugëve në pritje të parave që u takojnë.

Në një ditë me shi, shumë punëtorë me të njëjtin fat iu përgjigjen pozitivisht ftesës për protestë kundër privatizimit, ndoshta për të demonstruar një shembull të keq i cili nuk duhet të ndiqet më.

Punëtorët i ruajne me xhelozi njoftimet e bëra ne shtypin ditor se pas shitjes së ndërmarrjeve ata do të marrin 20 përqind të parave nga shitja. Por në këtë rast as Sefedini i cili ka punaur në ndërmarrjen ndërtimore Kosova, e as Sejdiu ish punëtor i “Ramiz Sadiku” prej shtatë vjetësh nuk i kanë marrë paratë e premtuara.
 
Dhe sic thuhet në pankartat e protestuesve, privatizimi duket se me të vërtetë i ka shkatërruar ata. Bashkimi i sindikatave të pavarura kërkoi krijimin e një komisioni parlamentar i cili do të vlerësojë gjithë procesin e privatizimit të ndërmarrjeve shoqërore në Kosovë si dhe ndërprerjen e këtij procesi deri në vlerësimin e komisionit paralmentar për këtë cështje.

Ndaj thirrjeve të BSPK-së nuk qëndroi indiferente Lëvizja Vetëvendosje. Deputetet Albin Kurti dhe Visar Ymeri bashkë edhe me aktivistë të tjerë morën pjesë në këtë protestë. Në mesin e pjesëmarrësve pati edhe përfaqësues të sindikatave nga Shqipëria. Edhe ata bënë thirrje për një proces të drejtë dhe transparent.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA